Aktualitet

Heqja e kamerave të grupeve kriminale, çmontohen 155 gjatë operacionit në Tiranë, nën hetim 37 persona

155 kamera të paligjshme janë çmontuar gjatë 24 orëve në Tiranë dhe 37 persona janë nën hetim. Gjatë fazës së nëntë të operacionit, kamerat janë gjetur në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private u vunëË B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

Mes personave nën hetim janë identifikuar: Gjergj Cukali, Bledar Musaj, Elidon Kotorri, Rigers Krroqi, Denis Dervishi, Valbona Drapi, Ilir Oshafi, Igli Selita, Bajram Gjoshi, Zenel Gjoshi, Florand Karemani, Boiken Spahiu, Ervin Mansaku, Florian Dragoni, Baftiar Sufa dhe Ervis Murati.

Njoftimi i plotë

Qarku Tiranë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Tiranë, faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Operacioni i koduar “Fijet” po vazhdon prej ditësh në të gjitha qytetet e vendit, ku deri më tani janë çmontuar mbi 300 kamera. Dhjetëra persona janë vënë nën hetim nga veriu në jug të vendit, ku ndër ta ishte edhe Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe persona të tjerë me precedentë penalë.