Gossip Music

Hera e dytë…këngëtarja e famshme ka një lajm të keq për të gjithë fansat e saj!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift së fundmi është detyruar të anullojë për herë të dytë koncertin e saj. Të parin ajo e anulloi në muajin prill që lam pas. Shkak për këtë është bërë koronavirusi. Swift e mërzitur i ka treguar fansave se:

Më vjen keq që duhet t’iu jap këtë lajm, por turi im është shtyrë sërish për shkak të pandemisë. Më vjen keq që nuk mund t’ju shoh nga afër. Mezi po pres që e gjithë kjo të mbarojë dhe të performoj sërish para jush.

Së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se Taylor dhe partneri Joe Alwyn janë martuar. Pak kohë më parë artistja tha si ai është partneri më i kuptueshëm që ka patur. Gjithashtu shtoi se kjo marrëdhënie e ka mbajtur me këmbë në tokë larg vëmendjes mediatike dhe afër jetës reale.

Por unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në marrëdhënien që jam tani, kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time më reale e me këmbë në tokë dhe më pak si një nga ato histori për t’u komentuar në tabloidet. Ideja e privatësisë duket kaq e çuditshme kur përpiqesh të shpjegosh, por në të vërtetë është thjeshtë përpjekje për të gjetur copa normaliteti.