Gossip

Hera e parë që ndodh në “Për’puthen”! Eliminohet një vajzë, po kush?!

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur diçka shumë ndryshe në sezonin e tretë të programit të dashurisë “Për’puthen”, një vajzë është eliminuar.

Është hera e parë që në këtë emision djemtë mund të eleminonin një prej konkurrente.

Emri të cilin kanë zgjedhur për të larguar ishte Arlinda, e njohur ndryshe si Tola, e cila këtë javë ka qenë në takim me Melikun.

Gjatë largimit të saj, Tola u shpreh se ndihej falenderuese kundrejt produksionit për këtë mundësi që ata i dhanë dhe shihej tepër e emocionuar.

Por njëri prej konkurrentëve është përlotur nga largimi i saj dhe ai është Albi Dhima, i cili ka pasur tre takime me të. Sipas tij ajo ishte e vetmja vajzë me të cilën ai ishte afruar.

Por nga ana tjetër dhe Meliku i dha një përqafim shumë të ngrohtë.

Vlen për t’u kujtuar se disa ditë më parë Tola ka hasur një debat me një prej ish-konkurrentëve, Artanin, me të cilin mund të themi se biseda kaloi në ofendime. Kjo prej faktit se Artani i shprehu Tolës që duhet të ishte falenderuese që ishte aty por nëse do të ishte jashtë, asnjë djalë nuk do t’ia hidhnin sytë.