Bota

Hetim për pastrim parash, kontrolle në ministritë e Drejtësisë e të Financave në Gjermani!

Në Gjermani, prokurorët konfiskuan dokumente në ministritë e Drejtësisë e të Financave si pjesë e hetimeve për pengim të mundshëm të drejtësisë nga një agjenci qeveritare, përgjegjëse për hetimin e pastrimit të parave.

Nga viti i kaluar, nën hetim u vu Njësia për Inteligjencën Financiare, me dyshimet se nuk ia dërgoi agjencive të zbatimit të ligjit raportet e përgatitura nga bankat rreth pastrimit të mundshëm të parave. Neglizhenca lidhet me raportimet e një banke për pagesa të dyshimta në Afrikë të më shumë se një milion eurove, para’ që mund të ishin të lidhura me trafikimin e armëve e drogës, si dhe me financimin e terrorizmit.

Gjithashtu, prokurorët po hetojnë dukurinë e rënies së madhe të numrit të raportimeve për aktivitete të dyshimta nga 2017-ta, vit kur Njësisë për Inteligjencën Financiare i kaloi përgjegjësia për vëzhgimin e pastrimit të parave.

Mes agjencisë e dikastereve të kontrolluara sot në Gjermani ka patur komunikime të vazhdueshme. Synohet të përcaktohet se në çfarë mase zyrtarët e këtyre ministrive ishin të përfshirë në vendimet e Njësisë për Inteligjencën Financiare.