Celebrities Gossip Showbiz

Hidhen poshtë aludimet mbi një ndarje të mundshme mes Kanye West dhe Irina Shayk?! Ja çfarë mësohet…

Një nga dyshet më të përfolura të momentit të showbiz-it të huaj janë padyshim reperi Kanye West dhe modelja Irina Shayk. Së fundmi ka qarkulluar kudo lajmi se ata të dy mund t’i kenë dhënë fund romancës së tyre. Sipas disa burimeve të sigurta, reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar.

Megjithatë, mesa duket ky lajm nuk paska qenë aspak i vërtetë pasi persona të afërt me çiftin kanë thënë se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë. Kanye West dhe Irina Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Rikujtojmë se, ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për artistin DMX. Që atëherë kishte shenja që Kanye dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi “X” janë dizenjuar nga “Balenciaga” dhe porositur nga marka “Yeezy” dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.