Sport

Hidhërohen tifozët anglezë, nuk udhëtojnë dot drejt Lazios për shkak të variantit delta!!

Festa e tifozëve të Anglisë për fitoren me Gjermaninë është ndërprerë në mes pasi sfidën e ardhshme do ta kenë thuajse të pamundur për ta ndjekur në stadium. ‘Tre Luanët’ çerekfinalen do ta luajnë në Itali kundër Ukrainës në stadiumin Olimpico, por autoritet shëndetësore atje nuk kanë lajme të mira.

Rajoni i Lazio-s për shkak të versionit të ri delta të koronavirusit ka rikonfirmuar se çdo anglez që udhëton do duhet të kryejë karantinën 5 ditore. Duke qenë se sfida luhet të shtunën koha nuk premton dhe për këtë arsye tifozët anglez nuk do jenë në Romë për të mbështetur ‘Tre Luanët’ në çerekfinalen me Ukrainën. Gjithsesi anglezët që ndodhen prej ditësh në Itali kanë mundësinë për të shkuar në ‘Olimpico’, që për sfidën çerekfinale do vijojë të mbushet në kapacitetin 25%.

Ndërkohë përsa i përket çerekfinales tjetër mes Belgjikës dhe Italisë këta të fundit vijojnë të shpresojnë fort që Hazard dhe De Bryunë të jetë të dëmtuar. I fundit që e ka shprehur këtë dëshirë është sulmuesi Ciro Immobile, i cili ka deklaruar se Hazard dhe De Bruynë janë dy futbollistë që mund të vënë në vështirësi skuadrat më të forta të botës.

Sakaq ai nuk ka pranuar një karahasim me Lukakun, por me shaka ka shtuar se falë Conte-s sulmuesi belg është bërë dy herë më i fortë.