Sport

Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë!

Eshtë hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe: Partizani, Vllaznia, Teuta, Laçi.

Ky short që u hodh në ambientet e stadiumit “Air Albania” e ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve e medias, përcaktoi edhe çiftet e kësaj.

Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi do të jenë dy përballjet gjysmëfinale të këtij edicioni, që ka qenë i mbushur me surpriza që prej fillimit të tij.

Ekipi shkodran i Vllaznisë kaloi në këtë fazë pasi mundi në çerekfinale skuadrën e Flamurtarit, ndërsa Partizani mposhti Dinamon. Ndërkaq, Teuta siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi dy herë ndaj Skënderbeut, ndërsa Laçi fitoi ndaj Egnatias.

Ndeshjet e para do të luhen më 30 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 13 prill, kur edhe do të përcaktohen finalistët e sezonit.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Partizani-Vllaznia
Teuta-Laçi