Celebrities HistoGri

HistoGri- Ana e errët e Edith Piaf dhe historia e saj e jetës!

Në HistoGri këtë herë është trajtuar një temë dramatike…por njëkohësisht dhe e bukur. Sepse është historia e yllit të muzikës, në përpjekje gjatë të gjithë jetës për të shëndritur fort, pavarësisht jetës së pafat, fatkeqësive dhe peripecive për të mbijetuar. E përtej të gjithave emri saj qëndroi lart, sepse në fund të fundit mbetet ylli i muzikës franceze. Ajo është Edith Piaf, mbiemri i saj Piaf në Àrgoo përkthehet, Harabel. Argoo nuk është një gjuhë, por një zhargon i të folurës së rrugës në Francë. Një gjuhë e krijuar në mjediset e shtresës së ulët dhe kriminale të Parisit. Fjalë të krijuara në menyrë që autoritetet dhe policët të mos kuptonin atë që flinsin ata, grabitësit dhe lypsit e rrugës në kryeqytetin francez. Pra në zhargonin Argoo, Piaf do të thotë harabel, që në fakt ka dy kuptime kaq thelbesore për personazhin.

E para nga ana e jashtme, një zog i vogël dhe i brishtë, i ekspozuar gjithnjë ndaj rrezikut, ndërsa kuptimi i dytë, thjeshtë një Harabel që këndon bukur dhe tërheq natyrshëm vemendjen.

Pra Edith Giovana Garson, është një grua trupvogël, fiks si një harabel, por edhe një nga zërat më të mrekullueshëm që historia e muzikës ka njohur. Për shembull kur ajo këndonte në Carnegie Halls, në SHBA, publiku edhe pse nuk kuptonte asnjë fjalë në frengjisht, brohoriste në delir për zërin e bukur, ngritur në këmbë për 20 minuta. Netë pafund të sukseshme në vendlindjen e saj në Paris, dhe duete të kerkuara nga këngetarët më të njohur francez pas Luftës II Botërore.

Kur flitet për Edith, të gjithë bien dakort se askush si ajo nuk mund të përmbledhë dot dashurinë, dëshpërimin, lumturinë dhe urrejtjen në të njejtën këngë dhe me të njejtin intesitet.  Ka një zë, e vogla Edith, që shtrihet në një tonalitet që duket i pafundëm, që nis si vokal i gërvishtur rock-agresiv,  por që më tej ndryshon dhe bëhet i ëmbël, i lehtë e i hollë. Sikurse të kishte një instrument në grykë që tingëllon perfekt ashtu siç ajo dëshiron, ashtu siç bëjnë zogjtë, harabelat. Dhe ai publik që e adhuronte dhe e dëgjonte në radio apo në skenë, këtë pjesë të saj e njeh shumë mirë. Piaf për keto vlera artistike pati sukses të jashtzakonshëm ndërkombetar.

Por kur një yll muzike i ka të gjitha këto vlera, përse vazhdimisht policët, mjekët, ambulanca gjenden vazhdimisht përpara apartamentit të saj në Paris. Përse ajo befas e gjente veten në spital dhe mjekët bënin të pamundurën për ta sjellë në jetë, pasi kishte marrë një mbidozë morfine, apo herë të tjera ishte në buzë të varrit…dhe ketu nis ana e errët, ajo anë pak e folur e njerëzve që suksesin e kanë në dorë, por vazhdimisht kanë tentativa vetvrasje apo vetëshkatërruese. Një anë gri e jetës së saj që nuk njihet plotësisht nga publiku. Pjesa më e errët e jetës së një Dive.

Ka plot muzikantë dhe artistë që kanë patur jetë të trazuar dhe me probleme personale që nga fëmijëria, si për shembull yjet e muzikës së zezë, si Billie Hollyday apo James Broën. Por ata që jetuan afër Edith Giovana Garson, e rrëfejnë jetën e saj si shumë të vështirë, deri në skamje. Edith nuk lindi në ndonjë barake në buzë të lumit Misisipi apo në getot e zezakëve në Nju Jork. Ajo lindi në mes të rrugës, poshtë një shtylle elektrike. Të dy prindërit e saj ishin artistë të varfër dhe të margjinalizuar si artistë rruge. Babai Lui Alfons Garson, akrobat cirku dhe mamaja Aneta Giovan Millard, këngëtare nëpër kafene dhe pazare të hapura.

Familja e Edith Piaf jetonte në Belvie, një nga lagjet më të populluara të Parisit, një nga zonat shumëngjyrëshe në Francë, por për çiftin Garson ishte zona më e varfër, duke qenë se ishin edhe pa shtëpi. Edith lindi saktësisht në ‘Rue de Belvie’, në një trotuar ku e ëma u ul ngaqë e kapën dhimbjet e lindjes dhe për të sjellë në jetë foshnjën e ndihmoi një polic që po kalonte rrugës. Që në ditët e para të jetës, prindrit vendosin të mos e mbajnë. Baba i saj ishte gjithmonë në lëvizje, më pas niset ushtar në Luftën I Botërore. Ndërsa mamaja e le të voglën tek e ëma, pra tek gjyshja… një zonjë me origjininë marokene, që quhej Aisha, por në Francë i thërrisnin Ema.Gjithsesi ajo nuk ishte gjyshja model, sepse nuk i kushtoi vëmendje dhe kujdes. Madje kur babai, Luis kthehet nga lufta gjen një fëmijë të dobët, raketik, të paushqyer dhe shumë të pisët.

Z. Garson e merr dhe e dërgon tek mamaja e tij, e cila jetonte në Normandi, në qytezën Bereth. Kjo gjyshe është pak më e mirë, por ambienti ku fëmija rritet  nuk është idali për një të tillë, sepse gjyshja ishte pronarja e një bordelloje.

Në jetë janë disa fate që diku takohen! Fiks si mamaja e saj, Edith që fëmijë bëhet artiste rrugësh. Ajo endet nëpër Paris bashkë me të atin, duke kënduar nëpër sheshe apo tregje ku mblidheshin njerëz. Dhe i bie në sy të gjithëve, fëmija me zë të fortë dhe trup imcak. Edhe pse vitet kalonin dhe Piaf rritej, ajo dukej ende e vogël. Ajo nuk ishte eksperte në këndim, por zëri i saj ishte aq i veçantë sa të gjithë ndalnin para saj dhe e dëgjonin.

Në atë kohë Franca sapo kishte dalë nga Lufta I Botërore, të cilën e fitoi dhe ishte e mbushur plot me shpirt patriotik, ndaj edhe këngët që këndonte e vogla ishin të tilla.

Por Edith nuk ishte si mamaja e saj në fakt, aspak. Aneta nuk kishte vokalin, fuqinë dhe vendosmërinë e të bijës. Shtatshkurtër, por me një forcë të jashtzakonshme të brendshme që askujt nuk mund t’i shpëtonte pa e pikasur. Kështu që, një ditë teksa Edith po këndonte në zonën e Champs Elise, i kalon pranë një zotëri elegant që nisi ta dëgjonte me vëmendje. Ai i zgjati Piafit një kartmonedhë prej 10 frangash dhe në një letër shkruajti emrin dhe adresën e tij. Vendi i shkruar ishte klub, “Gerrami”, një kabaret që ndodhej pranë qendrës së Parist. Zotëria, Louis LePlen ishte pronari i klubit dhe kërkoi që Edith të bënte një audicion për të, dhe në fakt ashtu ndodhi. Edith shkoi dhe nga ai moment jeta e saj ndryshoi! Pasi e dëgjon, zotëria bindet se ai zë nuk mund t’i shpëtonte dot dhe vendos ta punësojë. Ama mbiemri i saj Garson tingëllon shumë anonim dhe prandaj vendos ta pagëzojë si Edith Piaf.

Dhe pasi e shëndrroi në Harabel, zonjusha duhej bëre yll i muzikës.  Lui u angazhua vetë për këtë gjë, edhe pse nuk i kerkoi shumë mund sepse që në daljen e parë, kur në reklamat ndriçuese të Parisit lajmërohej se do të këndonte Mon Piaf, Edith mori vëmendjen makismale. Klientët e zakonshëm dhe jo vetëm, populluan kabarenë dhe sapo ajo nisi të këndonte mori duartrokitje të forta. Dalëngadalë nisën edhe ofertat nga kompozitorë që nisën të shkruanin muzikë për të. Ajo mori edhe admirimin e këngëtarëve të njohur të asaj kohe në Francë, si Mori Chavalez dhe Mistinguett.

Kur u publikua disku i saj i parë, u shëndrrua në sukses të menjëhershëm. Pra një yll në ngjitje i muzikës.  Por për Edith Piaf, gjërat nuk shkojnë vaj, nuk ecin ashtu siç duhej.

Në prill të vitit 1936, menaxheri i saj Louis LePlen gjendet i pajetë në dyshemenë e apartamentit, i qëlluar me një plumb në kokë. Një vrasje e pastër, njejtë si në romanet me kriminelë dhe autiori i vrasjes dyshohej të ishte një nga gangstërrët e Parisit, nga ata tipat e egër me të cilin këngetarja Piaf kishte nisur një lidhje intime.

Nuk ka patur asnjëherë fat me meshkujt Edith Piaf, edhe pse ajo i ka dashur. Meshkujt e jetës së saj ishin të rëndësishëm, njerëz me pushtet por edhe tërheqës e të pashëm, ndërsa ajo jo, nuk ishte e bukur. Me një kokë të madhe e trup të vogël dhe pak shpatulla, e plakur shpejt, e kuptueshme kjo prej problemeve dhe peripecive të jetës. Madje kur ishte e vogël, nga mosha 7-10 vjeç, pati humbur edhe shikimin si pasojë e një infeksioni në sy, si dhe vuante nga artriti që e kishte deformuar tek duart, ndaj meshkujt gjithnjë e linin. Sidoqoftë, kishte një bukuri të rrallë Edith, sidmos kur këndonte, që edhe pse mund të ngjante si grua jo e pashme, merrte tjetër nur kur ishte në skenë. Ama kishte një karakter të vendosur, që ë mos thyhej dhe dorëzohej pavarësisht dështimeve, edhe me meshkujt me të cilët raportet i zgjasnin pak.

Dashurinë e parë e takon në moshën 17 vjeçare. Një djalë murator që nuk donte që Edith të këndonte, por të ishte punëtore si të gjitha vajzat e tjera në fabrikë. Edhe pse Piaf i rreziston kërkesës, mbetet shtatzënë dhe pa mbushur të 20-at sjell në jetë një vajzë, Monoma Se,e cila vdes në moshën dy vjeçare nga meningjiti dhe martesa shkatërrohet.

Dashuria e saj e dytë ishte Alberti. Një tutor prostitutash në Paris që kërkon edhe nga Piaf të dilte në trotuar, por kjo nuk ndodhi. Por më pas i erdhi suksesi dhe fama me të dashur të një lloji tjetër. Mes shumë raportesh, veçohet njëri. Ai me një djalosh të bukur dhe shumë të suksesshëm, aktorin e njohur Iv Montain. Në nisje, historia e dashurisë ishte e fortë, madje edhe kur këndonin bashkë kuptohej tërheqja që ajo kishte ndaj tij. Por shkëlqen edhe ylli për djaloshin Montain pasi edhe ai e braktis.

Pas tij vjen Marcel Sedan. Ajo mbeti harabeli me trup dhe zë të vogël, ndërsa ai ishte boksier. Kampioni i botës për peshat e rënda, trupmadh dhe i fortë, e quanin ndryshe ‘bomberi maroken’, kjo prej origjinës së tij. Atë nuk e lidhte asnjë me botën e artit veç Editit, me të cilën historia i vazhdoi për disa kohë, por jo gjatë. Ajo ishte e pafat sepse as këtë dashuri nuk e mbajti dot.

Piaf ndodhej për koncerte në Amerikë, këndonte në NYC, kur ai merr avionin nga Parisi që të shkojë ta takojë, por avioni rrëzohet mbi ishujt Azore dhe i dashuri vdes së bashku me 449 pasagjerë të tjerë. Edhe pse e mori lajmin, ajo doli të këndojë. Më pas publiku amerikan e mësoi lajmin dhe kuptoi se po dëgjonte një këngëtare në dhimbje e fatkeqsi, që më shumë qante të dashurin se sa performonte këngët e saj.

Edith në fakt qante fatin e saj, ishte e madhe si artiste por fatkeqe në jetë. Disa biografë e kanë cilësuar edhe si ‘ylli i mallkuar’. Dhe në këtë pikë, si mund të shëndrrohej tjetër veçse në të alkoolizuar, e droguar.

Morfina hyn pa limit në jetën e saj. Disa herë tentoi vetvrasjen me doza qetësuesish. Morfinën nisi ta marrë për dhimbjet e artritit, por vazhdoi ta përdorë për të harruar disfatat, dhimbjet sentimentale, stresin dhe jetën që i kthehej kundër.

Ana e ërret, ajo që njerzëit nuk ja njihnin, fundja nuk kishin pse, atë e shihnin në skenë, e duatrokisnin dhe kaq. Pak njerëz mbante rreth vetes Edith Piaf, që t’i shisnin jetën për dallavere qyteti apo për konsum tavolinash.

Charles Aznavur, një nga emrat e mëdhenj të muzikës franceze ka qenë shoferi dhe shoqëruesi i Edith Piaf. Ai në një biografi të shkuar me dorën e tij, pra jo histori gazetash, kujton një aksident me makinë ku këngetarja theu dy brinjë dhe dorën, merrte morfinë me doza të frikshme për të mos anulluar koncertet e mbrëmjeve dhe njerëzit e adhuronin. Sidomos kur arriti majat me këngën më ikonike të francezëve pas Luftës II Botërore, “La Vie en Rose”.

Në këngët e saj Edith Piaf këndon me forcë se nuk do të dorëzohet së dashuruari!

Ajo vërtetë e beri, por dashuria kurrë nuk ju kthye mbrapsht dhe ndoshta për këtë ajo u plak shpejt, u bë një grusht. Megjithatë, me një shpërthim vokal të tillë mbeti një yll i pashuar. Një astro-fizikante ruse, fanse e saj, pasi zbuloi diku në vitet ’80 një planet të ri, i vuri emrin e yllit të muzikës. Planeti 3772 në Univers, quhet Edith Piaf. Ajo vdiq në 10 tetor 1963, kur nuk kishte mbushur ende 50 vjeç.