HistoGri

HistoGri – Lufta e Futbollit, të gjitha ngjarjet e errëta mes El Salvador dhe Honduras…

“Histogri” në “Top Albania Radio” është një program dokumentar e fiksioni bazuar në personazhe dhe ngjarje që i lidh pjesa më e errët e historive të tyre. ajo e mbështjellë me mister dhe dritëhije të errëta që pak kush i ka folur, duke i mbuluar sa me mister aq edhe me teori të konsipracionit që ngjallin gjithnjë debat dhe kureshti.

Në episodin e dytë të “Histogri” erdhi në vëmendje një nga historitë më të forta të përplasjes futbollistike. Aty ku dy vende përballen në fushën e futbollit, por urrejtja mes vendeve etnikisht ishte një nga vullkanet që ngjarjen në fjalë e shndërroi nga lufta e futbollit në luftën e dy botëve.

Të gjithë prej jush mund t’a kujtoni përplasjen tonë, të Kombëtares sonë me Serbinë në Beograd. Çfarë sikleti dhe tensioni ka patur ajo periudhe dhe këtë jua sjellim në vëmendje sepse historia për të cilën do të lexoni është përballja më e pabesueshme e vitit 1969 mes Hondurasit dhe El Salvadorit.

Një kronikë e “BBC” në po atë vit, tregonte se si një ndeshje mund të shndërrohet lehtësisht në një fushë beteje. Rasti i ndeshjes tonë me Serbinë në Beograd, kush e ka memorien të fortë dhe të qendrueshme, e risjell në kujtesë qartë se si flamuri i mbiquajtur ‘authoktonus’ e shpërtheu atë që serbet e quajtën ‘provokim’, ndërsa ne një mbrojtje e dinjitetshme e simboleve, flamurit. Për atë ngjarje që pasoi përballje deri ligjore, sportive, për pikë dhe krenari, të gjithë kanë folur, çdo gjë është dokumentuar dhe rastit mund t’i rikthehemi në çdo kohë, por jo tani. Ky ishte vetëm një ilustrim se si situata mund të përshkallëzohet edhe kur në futboll të gjithë hyjnë për ‘fairplay’.

Por jo gjithmonë ndodh kështu. Duket sikur në fushë nuk ka lojtarë por dy ushtri që përballen me njëra-tjetrën. Madje edhe me shumë, kur bëhet fjalë për përballje të ekipeve kombëtare, që në mendje tifozësh sidmos ata radikal, ultras deri huliganë, konsiderohet si përballje luftarake dhe shumë pak ose aspak sportive.

Në fakt sikur luftrat e vërteta të ishin si futbolli, me rregulla të qarta për t’u respektuar, një arbitër për t’i drejtuar, goditjet e forta që shndërrohen në gola, ku fiton më i miri, në fund nuk do të lëndohej askush. Por egziston një rast kur një ndeshje futbolli u shndërrua në një luftë, në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo është historia e luftës së parë të futbollit që shpërtheu mes El Salvadorit dhe Hondurasit në verën e vitit 1969, nje vit përpara Kampionatit Botëror Meksikë 1970.

Shteti i El Salvadorit është një vend i vogël në Amerikën qendrore, një republikë e dalë nga shpërbërja e kolonive spanjolle. Edhe per Hondurasin është thuajse e njëjta gjë. Dy republika të vogla që lagen nga oqeani, në dy skaje të së njëjtës tokë që bashkojnë Amerikën e Veriut me atë të Jugut. Edhe historitë e dy vendeve janë të ngjashme. Kanë kaluar luftra të forta mbi pavarësimin e tyre, vendosjen e Republikës Presidenciale, tentativa të vazhdueshme për reforma, disa grushte shteti dhe diktatura ushtarake. Raportet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë të acaruara dhe me paqe të brishta.

Situatë që ballkanasit e njohin mirë, se çdo të thotë vatër konfliktesh. Se çfarë mendje e poshtër ishte Millosheviçi dhe të tijët dhe se çfarë pasojash në stabilitet ndëretnik i dha ish-jugosllavia gjithë ballkanit. Por, kjo sa per ilustrim. le të fokusohemi tek ngjarja. Edhe pse gjeografikisht qendrojnë pranë, El Salvadori dhe Hondurasi kanë patur pretendime territoriale mbi një gji, i quajtur Fonseca. Një vend me peisazh të bukur e të qetë, optimal për ankorimin e shumë anijeve. Gjiri ujor i Fonseca-s është i hapur ndaj oqeanit dhe herë pas here pret dhe uraganet që vijnë nga paqësori. Fonseca përshkron pjesën më të madhe të Hondurasit ndërsa në zonën e El Salvadorit ka shumë plazhe të cilat janë në këtë gji. Çështja territoriale ka mbetur vazhdimisht pezull, se përse Fonseca nuk i përket El Salvadorit por Hondurasit. Pretendime që gjithnjë ka acaruar marrëdhëniet midis dy vendeve. Ndërsa çështje tjetër është ajo e Emigracionit. SHBA-të kanë një influencë të fortë në këtë rajon. Dhe përpiqen vazhdimisht t’a ruajnë atë. Duke qenë se amerikanët nuk kanë patur marrëdhënie të mira me Kubën e Fidel Castros, mik i sovjetikëve gjatë Luftës së ftohtë, kërkuan të krijojnë një treg të përbashkët me vendet qendrore të kontinentit dhe inkurajuan vazhdimisht investitorët e tyre të shkojnë në këto vende. Por këta të fundit bënin investime kuturu, ama në vende që i ofronin infrastrukturën e nevojshme, rrugët dhe transportin dhe El Salvaddori ishte njëri prej tyre.

Në raport me Amerikën ka edhe një detaj. Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore kanë qenë vendet që kanë furnizuar me drogë të gjithë Veriun, e me pas edhe Europen. Por kartelet edhe pse në dukje të krijonte imazhin sikur luftoheshin, kishin lidhjet më të forta deri tek njerzëit në politikë, që trafikimin e dinin mire…

Paratë e disa prej kompanive të mëdha amerikane që investonin në plantacione, si “United Fruit Company”, shkonin për inevstime në El Salvador. Plantacione të mëdha bananesh shfrytëzonin krahun e punës, me kosto shumë të ulët dhe askush nuk fliste duke qenë se vendi ndodhej nën diktaturë ushtarake.

El Salvadori, kohë pas kohe shënonte rritje të popullsisë dhe kishte vështiresi për të gjetur mënyra për t’u ushqyer dhe hapur fronte pune, duke qenë se pjesa më e madhe e tokave ishin pushtuar nga plantacionet e amerikanëve. Sigurisht që ata nuk mund të jetonin vetëm duke ngrëne banane… Kështu që në atë kohë, qeveria e El Salvadorit dakordohet me atë të Hondurasit, që 300 mijë të papunë të atij vendi t’i kalojnë vendit fqinj për t’u sistemuar. Për këtë firmosin edhe një marrëveshje të përbashkët. Kështu që emigrantët e El Salvadorit janë një krah i mirë pune për Hondurasin. Ata nisin të kultivojnë tokat djerrë të atij vendi, i japin një dorë ekonomisë por trajtohen gjithnjë si emigrantë. Në çdo rast prr gjërat që nuk shkojnë, faji iu faturohet atyre. As fshatarët e Honudrasit nuk i donin dhe mendonin vazhdimisht se ata po u merrnin punën.

Por një krizë politike në vend bën që në vend të emigrantëve t’u konfiskohen të gjithë pasuritë dhe dhe të dëbohen me vendim qeveritar nga kishin ardhur, në El Salvador. Pra, kjo është pak a shumë historia midis dy vendeve që ndikoi shumë ngjarjen futbollistike  në vitin 1969, ku luheshin ndeshjet kualiffikuese për në Kampionatin Botëror të një viti më pas…

Futbolli në Amerikën e Jugut është shumë i rëndësishëm, gati jetik. Atje e ndjejnë me shumë, se ndoshta në çdo pjesë tjetër të botës. Përveç faktit që është shndërruar në industri, me shkolla sportive dhe mundesi punësimi  për të bërë para, ku shumë djem nga lagjjet e varfëra të Brazilit, që vetëm nëpermjet futbollit mund të dalin nga ‘ghetto’. Por futbolli është një pasion që shkon edhe përtej fushës së lojës. Madje edhe në mënyrë dramatike. Futbolli në atë pjesë të Amerikës është diçka më shumë se serioze.  Më 1969, vit kur marrëdhëniet mes El Salvadorit dhe Hondurasit ishin shumë të acaruara me precedentin e përzenies nga vendi të 300 mijë personave, të dy vendet shkëmbenin sulme të forta në gazeta, TV dhe njësi diplomatike. Pikërisht dhe në atë vit ishin edhe eleminatoret e Botërorit të Meksikës. Botëror që perballi në finale Brazil-Itali, rezultati 4 me 1. Ku italianët me pas u pritën me domate nga tifozët vendas në aeroportin e Romës.

Por në 1969 kishte shumë tension për vendet që do të kualifikoheshin nga Amerika Qendrore dhe ishin vetem 2 vende të disponueshme për skuadrat e asaj zone të botës. Duke qenë se Meksika si vend organizator merrte pjesë në Botëror automatikisht, të tjerat duhet të luftonin fort për të vetmin vend të mbetur. 12 ekipe mes tyre, Hondurasi dhe El Salvadori të cilat fituan thuajse të gjitha ndeshjet eleminatore dhe daljen në gjysmëfinale së bashku me Haitin dhe SHBA. Mes 4 ekipeve të mbetura hidhet shorti se si do të luajnë. Fati vendos që SHBA të luaj me Haitin dhe dy vendet kundërshtare dhe me urrejtje të fortë ndaj njëra-tjetrës, të përballen bashkë. El Salvador kundër Honduras.

Pas sharjeve, klimës së tensionuar, tashmë duhet të luanin edhe për fitoren se kush do të ëndërronte për Botërorin. Rregullorja parashikonte ekipet të luanin nga 2 ndeshje, të parën dhe të kthimit. SHBA ddhe Haiti i luajtën ndeshjet në Port o Prince dhe në Amerikë. Haiti i fitoi të dyja takimet dhe doli në Finale. Por ajo që ngjallte më shumë interes ishte përballja El Salvador – Honduras. Ndeshja e parë u luajt në stadiumin Francisco Moranzan në kryeqytetin e Hondurasit, saktësisht në 8 Qershor 1969. Lojtarët e skuadrës kundërshtare, stërvitjen e bënë në shtëpinë e tyre El Salvador edhe për shkak të klimës së frikës dhe tensionit. Por për t’u gjedur në fushën e lojës nuk mund të lëshoheshin me parashuta direkt aty. Duke qenë se vendet janë fqinje, udhët të bënin disa kilometra përmes rrugës tokësore. Ishte e nevojshme që një natë të flinin në kryeqytet ndaj trajneri dhe tekniku i ekipit rezervojnë në mnëyrë të fshehtë disa dhoma hoteli për një natë. Por sekreti zbulohet shpejt dhe hoteli atë natë rrethohet nga qindra tifozë që me breshëri gurësh thyejnë të gjitha xhamat e hotelit dhe krijojnë një super zhurmnajë me bidona, mjete të forta metalike dhe bori makinash. Policia nuk ndërhyn. Madje as në agim tifozët nuk largohen nga hoteli. Madje edhe një protestë e arsimtarëve atje shndërrohet në një protestë kundër futbollistëve të El Salvadorit dhe në këto kushte ishte e pamundur loja. Edhe autobusin me të cilin do të mund të ktheheshin futbollistët në vendin e tyre, tifozët e Hondurasit e gjejnë dhe e shkatërrojnë. Megjithatë ekipi arrin të shkojë në stadium. Edhe aty atmosfera është një ferr i vërtetë…

Për ekipin e El Salvadorit, loja është jashtë shtëpisë. Stadiumi është i mbushur i gjithi me tifozë të egërsuar ku nuk parashikohej një lojë e lehtë. Mes ofendimesh, fishkëllimash dhe goditjesh, të dyja ekipet e mbajnë rezultatin 0 me 0 deri afër fundit. Por vetem 1 minutë para se loja të mbyllej, sulmuesi i Hondurasit merr topin, bën disa driblime dhe shënon golin e vetëm të ndeshjes. Vendasit janë në avantazh dhe tifozët qetësohen pas golit të tyre. Dhe pas humbjes ekipi i El Salvadorit kthehet në shtëpi ku ndeshja shenoi edhe viktimën e parë. Një vajzë me emrin Amelia Bolanos, një nacionaliste dhe tifoze e thekur, pasi pa në ekran skuadrën e saj të humbte, merr pistoletën e të atit dhe vret veten.

Një ditë më pas gazeta “El Naconal, shkruante se:

Vajza nuk i duroi dot ndjenjës që e pa skuadrën e vendit të gjunjezuar.

Dhe ngjarja merret shumë seriozisht aq sa qeveria në El Salvador i mbulon shpenzimet e vajzës. Kështu që atmosfera ku do të luhej më pas ndeshja e kthimit ishte e nderë, gati – gati minë me sahat…

Ishte data 16 Qershor e vitit 1969 kur u luajt ndeshja e kthimit. Skuadra e Hondurasit niset drejt El Salvadorit për të luajtur në stadiumin Flor Blanka. Edhe ekipi kundërshtar vendos për të fjetur një natë në vendin fqinj. Situata përseritet. Edhe tifozët e El Salvador zbulojnë hotelin ku qendron ekipi i Hondurasit dhe thyejnë me gurë të gjithë xhamat. Në këtë klimë tensioni ekipi i Hondurasit shoqërohet nga policia vendase drejt një hoteli sekret. Por ditë ferri ishte e nesërmja….

I rikthehemi historisë së përballjes me anti sportivë të 1969 mes Honduras dhe El-Salvador. Të parët u shoqëruan me eskorta dhe mjete të renda ushtarake drejt stadiumit. Himni i tyre më e pakta u fishkëllye, ndërsa jashtë stadiumit ishte një kaos i plotë. 2 të vdekur, dhjetra të plagosur dhe makina e dyqane në flakë. Ajo që ndodhi në fushën e lojës nuk kishte shumë rëndësi. Ndeshja shkoi 3 me 0 për El Salvadorin sepse kujt do ja mbante të shënonte nga Hondurasi në atë situatë. Ata mendonin vetëm të përfundonin lojën dhe të ktheheshin sa më shpejt. Por pas fitoreve në fushat e tyre, në klasifikim ishin barazim ndaj duhej luajtur ndeshja përcaktuese. Dhe u vendos një fushë neutrale. Më 27 Qershor në stadiumon Atzeka në Meksikë, nën masa të rrepta ku u angazhuan 5 mijë policë dhe ndeshja përfundoi me penallti me fitoren e El Salvador por nuk mbaroi me kaq. Tifozët e të dyja palëve shpërthyen në fushë dhe fushëbeteja u bë e përgjakshme. Situata u bë aq e fortë sa të dyja vendet i shpallën luftë ushtarake njëra-tjetrës.

Që atë mbrëmje qeveria e Hondurasit ndërpret marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e El Salvadorit dhe nis sulmet. Bombardon ushtrinë armike dhe hyn ushtrarakisht deri në kryeqytetin e vendit fqinj, ndër të tjera pushton edhe gjirin Fonseca. Edhe ushtria e El Salvadorit bombardon Hondurasin duke shkatuar dhjetra viktima. E gjitha dukej një luftë absurde pasi futbolli u bë shkaku i vetëm për një situatë të komplikuar mes dy vendeve, për arsye ekonomike dhe territoriale. 5700 viktima në vetëm 6 ditë ku midis tyre 3600 ishin civilë dhe 15 mijë vetë mbetën të pastrehë. Armpushimin mes dy vendeve e vendosi Organizata e vendeve të Amerikës së Jugut ku u desh të kalonin edhe 20 vite të tjera që mes dy vendeve, Hondurasit dhe El Salvadorit, të nënshkruhej një traktat paqeje…

Për ngjarjen u shkrua një libër që quhet “Lufta e futbollit dhe njerëzve të varfër” nga antropologu Risar Kapuçnski. Dhe është pikërisht kështu, kjo ishte lufta absurde e njerëzve të varfër.

Dhe për t’a mbyllur këtë histori, El Salvadori arriti të hynte në botëror, por vetëm kaq. Nuk pati asnjë rezultat, nuk pati asnjë fitore dhe u mund në të gjitha ndeshjet dhe u kthye ne shtepi…