Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

Historia e Kate Winslet, aktorja që ‘theu’ tabu në Hollywood!

Kur dëgjojmë për Kate Winslet, mendja jonë zakonisht kthehet te filmi Titaniku. Por përtej asaj performance, e cila e ndihmoi filmin të fitonte një Oscar, Kate është një grua që ka përligjur bukurinë natyrore dhe është bërë një shembull për ne që të mësojmë të dashurohemi me trupin tonë. Ajo është kthyer në një referencë në botën e aktrimit, si në televizion ashtu edhe në film e teatër. Ajo ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Oscar.

Shkathtësia e saj e ka lejuar atë të punojë në histori plot dramë dhe romancë. Kate nuk njihet vetëm për punën e saj si aktore. Ajo gjithashtu ka bërë lajme në shumë raste për variacionet e saj në peshë dhe se si disa media e kanë trajtuar imazhin e saj fizik. Në fakt, në vitin 2003, një revistë amerikane publikoi fotografi të saj në të cilat ajo ishte fotoshopuar për t’u dukur më e gjatë dhe më e hollë.

Për Kate, këto lloj situatash nuk janë të reja. Në vitin 2017, ajo mori pjesë në një event në Londër ku foli për gjërat që ka përjetuar si fëmijë dhe sesi kapërceu komentet fyese që merrte për trupin e saj.

Më tallnin sepse doja të bëhesha aktore. Më mbyllnin në një dollap dhe qeshnin me mua. 

Por ajo nuk hoqi dorë.

Nuk u izolova apo u largova, i shpërfilla komentet negative. Unë besoja në veten time. Zgjodha të ngrihesha dhe më duhej të punoja shumë. Duhet të jesh i pathyeshëm për të bërë atë që do dhe të besosh se ia vlen. Kjo është pjesa më e vështirë e të gjithave. Pa trupin perfekt, ju vetëm duhet të besoni në veten tuaj.

Ajo na ka siguruar se pavarësisht se nuk kishte “trupin perfekt” sipas standardeve të Hollivudit, ajo ia doli mbanë. Në fakt, ajo u bë një nga aktoret kryesore të Titanikut. Asaj i pëlqejnë shenjat në fytyrën e saj. Ajo ka qenë e prirur të inkurajojë plakjen natyrale dhe së bashku me aktoret Emma Thompson dhe Rachel Weisz formuan Ligën Britanike për Kirurgjinë Anti-Kozmetike, si dhe udhëzuan revistat dhe markat që të mos i fshinin në mënyrë digjitale rrudhat e saj në fotografi.

Ajo është krenare për të gjithë trupin e saj. Në vitin 2021, Kate u bë ambasadore globale për L’Oréal Paris. Sipas fjalëve të presidentes globale të markës, Delphine Viguier-Hovasse, Kate Winslet është një ikonë e vërtetë, në film dhe një grua e fortë.

Ajo është një zë fuqizues për misionin tonë në L’Oréal Paris: të besoni në veten tuaj në mënyrë që brezi i ardhshëm të mos dyshojë për asnjë moment. Me talentin e saj për t’i bërë të dukshme historitë e grave, Kate Winslet inkurajon zonjat të dinë vlerën e tyre, të festojnë bukurinë e tyre dhe të guxojnë të jenë vetvetja.

Një pioniere e pozitivitetit të trupit, një lëvizje që fuqizon gratë të pranojnë trupat e tyre.

Nënat që punojnë me kohë të plotë janë heronjtë e vërtetë.

Kate gjithashtu edukon vajzën e saj, Mia, e cila gjithashtu ka hyrë në botën e vështirë të aktrimit:

Unë qëndroj para pasqyrës dhe i them Mia-s: “Jemi shumë me fat që kemi një figurë të tillë dhe ajo thotë: ‘Mami, e di, faleminderit Zotit’.”