Aktualitet Lajmet e fundit Politikë

Historiku i mbledhjeve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë/ Që nga Prizreni në Elbasan.

Qyteti i Prizrenit, do të mikpriste mbledhja e parë mes dy Qeverive.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij të asaj kohe, Hashim Thaçin, do të firmosnin “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje kishte në fokus fushën e transportit e infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Kryeministrat u pajtuan atëherë edhe për krijimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Mbledhja e dytë do të mbahej në vitin 2015, në qytetin e Tiranës.

Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Isa Mustafa, do të pritej nga homologu i tij Rama, në qytetin e Tiranës, ku u firmosën 11 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Vëmendjen e takimit do ta merrte tryeza e rrumbullakët, e cila do të vishej me simbolet e Bashkimit Evropian, ku në qendër të saj do të ishte shqiponja e zezë.

Në vitin 2016, nga qyteti i Prishtinës, Qeveria Rama do të pritej nga Mustafa.

Në atë mbledhje u evidentuan arritjet e deriatëhershme.

Gjithashtu u diskutua për gjetjen e mekanizmave të rinj për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Më pas, në 2017-ën, nga qyteti i Korçës, u mbajt mbledhja e katërt e përbashkët e Qeverive, me moton “Një Tokë-Një popull-Një ëndërr”.

Këtë herë, Qeverinë e Kosovës e drejtonte Ramush Haradinaj.

Ndërkohë në Pejë në vitin 2018, do të zhvillohej mbledhja e 5-të e përbashkët ndërmjet qeverive.

Punimet e kësaj mbledhjeje u përmbyllën me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve e protokolleve të bashkëpunimit dypalësh.

Pas takimit qeveritar në Pejë, mbledhja e dy Qeverive, në 2019-ën u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, por nuk morën pjesë kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Zëvendëskryeministrat e atëhershëm, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj, drejtuan mbledhjen koordinuese.

Në vitin 2020, mbledhja do të zhvillohej në qytetin e Tiranës.

Ndërsa, sot, më 26 nëntor 2021, qyteti i Elbasanit mikpriti dy qeveritë.