Celebrities Gossip Showbiz

Hit pas hiti, Era tregon se po punon për projektin e radhës!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak javësh publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

E në këtë rikthim sajin duket se Era do të vazhdojë të jetë shumë aktive edhe pse në një periudhë kohe shumë të shkurtër. Pak minuta më parë, artistja ka ndarë me ne një foto ku tregon se ndodhet në një studio muzikore në Athinë, Greqi. Nuk dihet nëse fakti që ndodhet atje mund të na tregojë se do të jetë një bashkëpunim me ndonjë artist apo producent grek, megjithatë na mbetet të presim derisa ta zbulojë vetë bukuroshja. Krahas, ajo nuk ka zgjedhur të shkruajë asgjë, megjithëse fotoja flet vetë.

Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas uksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.

Nga na tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 21 milion klikime në platformën YouTube.