Celebrities Gossip Showbiz

Hitet e verës duket të mos kenë të ndalur! Don Xhoni zbulon detaje nga kënga më e re

“Ti ke ble’ kerr, unë vilë n’pandemi”, kështu e tregoi suksesin e tij reperi Don Xhoni në këngën e tij më të fundit që në fakt ishte një ‘diss’ për reperat e tjerë të showbiz-it. Pas famës që Don Xhoni mori nga freestyle-i tek emisioni i Meriton Mjekiqit në periudhën e pandemisë dhe hitit të TikTok-ut “Make a pose”, Don Xhoni nuk është ndalur me projekte të reja muzikore.

Së fundmi, reperi ka treguar se do të sjellë një këngë të re që i përshtatet sezonit veror. Ai ka treguar një pjesë të tekstit që duket të jetë shumë romantike:

Ti je gjëja më e mirë që n’jet m’ka ndodh, kto fjalë janë prej zemre, e di që je lodh… Deri kur me t’prit mo, der kur me t’prit mo? Iku nata, iku dita

https://www.instagram.com/p/CP85pr7FDNI/?utm_source=ig_web_copy_link

Don Xhoni ka zbuluar titullin e këngës që është “Deri kur”, por deri kur do të presim për ta dëgjuar? Reperi i hitit ‘Make a pose’ ka zbuluar se do të publikojë këngën e tij më të në datë 8 korrik dhe na ka treguar nj fotografi nga klipi i tij që duket të ketë shumë ‘frymë’ verore.

Pasi shumë këngëtarë të tjerë nuk e pritën mirë suksesin e menjëhershëm të Don Xhonit, ky i fundit dedikoi një këngë për të cilën u shpreh se ‘do të fliste i fundit’. Kjo këngë u pëlqye shumë nga ndjekësit e tij, ku vetëm në një muaj pas publikimit ka mbi 7 milion klikime.

Teksa, jeta personale e reperit përflitet shumë, vetëm një vit pas lançimit të tij si reper në tregun muzikor është përfolur për një lidhje të mundshme mes tij dhe modeles Trejsi Sejdini, megjithatë kjo gjë është mohuar nga të dy palët duke treguar se kanë vetëm një raport shoqëror.