Celebrities Music

Hiti i verës po vjen! Alban Skënderaj paralajmëron bashkëpunimin e rradhës me Elgit Dodën!

Ai është padyshim një nga këngëtarët më të mirë të vendit dhe këngët që ai sjell për publikun dhe fansat e tij kthehen menjëherë në hite. Po flasim pikërisht për artistin dhe kantautorin e njohur, Alban Skënderaj. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma digjitale.

I njohur gjerësisht si këngëtar, Alban Skënderaj, i ftuar në Top Albania Radio, në emisionin “Paso” zbuloi edhe pasionin e tij për sportin. Së fundmi në një intervistë, këngëtari i njohur ka zbuluar për publikun se ka punuar që i vogël, madje puna e tij e parë nuk ka patur aspak lidhje me muzikën.

Albani dhe këngëtari tjetër shumë i njohur Elgit Doda, verën e kalar publikuan projektin e tyrë muzikor “Parajsa” e cila për pak kohë u kthye në hitin e verës. Aq shumë është pëlqyer nga dashamirësit e tyre sa që artistët nuk kanë menduar të mjaftohen me kaq.

Një tjetër bashkëpunim po vjen dhe këtë gjë e ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instastory vetë Alban Skëndëraj. Teksa shihej krah Elgitit, Albani ka shkruar në diçiturën e fotos me nota humori:

Po vijmë me artilieri të rëndë. #parajsa ime2 #verysoon.

Ne mezi presim ta dëgjojmë, po ju?!

Rikujtojmë, se pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi publikoi projektin e saj të parë muzikor të quajtur “Deal”. Megjithëse kënga është pritur mjaft mirë nga protagonistët e tjerë të spektaklit të dashurisë si dhe nga fansat e saj, pjesa tjetër e kanë kritikuar. Listës së kritikëve nuk mund t’i mungonte as këngëtari dhe producenti Elgit Doda, i cili sërish ka bërë disa komente epike rreth kësaj kënge.