Bota

Hoqi veton për Finlandën e Suedinë, Biden falenderon personalisht Erdogan!

Presidenti i SHBA, Joe Biden falënderoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në fillim të një takimi të mërkurën, që ra dakord të lejojë Finlandën dhe Suedinë të bashkohen me NATO-n.

“Dua t’ju falënderoj veçanërisht për atë që bëtë në lidhje me Finlandën dhe Suedinë, dhe të gjithë punën e jashtëzakonshme që do të përpiqeni për të nxjerrë grurin nga Ukraina”, i tha Biden Erdoganit gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi Biden.

Turqia ka qenë në diskutime me Rusinë për eksportin e grurit nga Ukraina. Erdogan tha se shpreson se diplomacia do të ndihmojë në nxjerrjen e grurit nga Ukraina.

“Lutem që ne do të jemi në gjendje të rivendosim ekuilibrin përmes diplomacisë në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive, veçanërisht në lidhje me grurin”, i tha Erdogan Bidenit.