Bota Botë e Çuditshme

Horror në Itali, djali mbante në shtëpi trupin e pajetë të nënës vetëm për t’i marrë pensionin!

Opinioni publik në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një burrë është zbuluar se ka mbajtur për 6 vite në banesë trupin e vdekur të së ëmës, vetëm për t’i marrë pensionin. Mësohet se 60-vjeçari nuk e denoncoi vdekjen e së ëmës, pasi kishte për qëllim t’i merrte pensionin, që ndër vite kapi një shifër të majme prej rreth 150 mijë eurosh.

Burri, i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë bastisjes së policisë, ka pranuar krimin e tij duke shkuar me dëshirën e tij në polici dhe duke u dorëzuar. Ndërkaq, ndaj tij kanë nisur hetimet përkatëse.