Bota

Horror në Niger, 26 fëmijë viktima të një zjarri në shkollë!

Të paktën 26 fëmijë humbën jetën në Niger, në një shkollë prej kashte dhe druri në Maradi, në jug të vendit të varfër afrikan. Siç bën të ditur Sindikata e Arsimtarëve, fatkeqësisht, bilanci i viktimave, ende nuk është përfundimtar. Krahas atyre që humbën jetën, janë edhe 80 fëmijë që mbetën të lënduar. Shkaqet e zjarrit, ende nuk bëhen të ditur sipas agjencisë së lajmeve Dpa.

Flakët shkrumbuan tre klasa të shkollës Afn, në Maradi që njihet si kryeqyteti ekonomik i Nigerit. Në vendngjarje shkuan zjarrfikës, të ndihmuar nga forcat e rendit dhe banorë vendas.

Me një popullësi prej 25 milion banorësh, Nigeri rezulton mes shteteve më të varfër të botës dhe sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, ka nivelet më të ulëta të analfabetizmit në Afrikë edhe pse shkollat nuk janë të shumta në numër. Në shumicën e rasteve, godinat ndërtohen me kashtë e dru.

Në disa zona rurale, mësimi zhvillohet në natyrë, nën hijen e pemëve. Kjo është një tragjedi e përsëritur në Niger. Jo më larg se një vit më parë, një zjarr në një tjetër shkollë, por në kryeqytetin Niamey i mori jetën 20 fëmijëve. Qeveria u zotua për investime, por asgjë nuk ka ndryshuar.