Një 31-vjeçare është transportuar në spitalin e Korçës me djegie trupore, pasi ish-bashkëshorti i shkoi në banesën ku jetonte dhe pasi e leu me benzinë i vuri flakën.
Autori i ngjarjes është Bledar Trëndafili, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa e lënduar ka mbetur ish partnerja e tij, Melisa.
Sipas informacioneve të para, ata ishin në proces divorci, dhe e reja jetonte në një shtëpi me qira. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit, ndërsa 31-vjeçarja po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Top Channel