Tech Travel

Hoteli i parë hapësinor në orbitë?! Njihuni me pamjet fantastike!

Në vitin 2025 pritet të fillojë puna për hotelin e parë hapësinor në orbitë. Hoteli do të jetë i pajisur me restorante, një kinema, dhoma për 400 persona si dhe tualete. I zhvilluar nga Orbital Assembly Corporation (OAC), Stacioni Voyager mund të jetë operacional që në 2027, me infrastrukturën e ndërtuar në orbitë rreth Tokës.

Stacioni hapësinor do të jetë një rreth i madh dhe do të rrotullohet për të gjeneruar gravitet artificial që do të vendoset në një nivel të ngjashëm me gravitetin që gjendet në sipërfaqen e Hënës. Hoteli i “Voyager Station” do të përfshijë shumë nga tiparet që mund të prisni nga një anije udhëtimi, duke përfshirë restorant, një banjë shëndetësore dhe një kinema.

Stacioni hapësinor “Voyager Class” do të përbëhet nga një seri unazash, me një numër ‘modulesh’ të bashkangjitura në pjesën e jashtme të unazave. Disa nga këto 24 module do të drejtohen nga “Gateway Foundation” dhe do të jenë për gjëra të tilla si ajër, ujë dhe energji.

World's first space HOTEL to begin construction in low Earth orbit in 2025 | Daily Mail Online

Ato do të përfshijnë gjithashtu një palestër, kuzhinë, restorant, bar dhe pajisje të tjera thelbësore për njerëzit që do të jenë në stacion më gjatë. Modulet e tjerë do të merren me qira ose do t’u shiten kompanive private dhe qeverive. Për shembull, njerëzit mund të blejnë një nga modulet 20×12 metra për një vilë private ose module të shumëfishta për të krijuar një hotel me spa, kinema dhe më shumë. Agjencitë qeveritare mund të përdorin stacionin për të vendosur modulin e tyre të shkencës ose si një qendër trajnimi për astronautët që përgatiten të shkojnë në Mars.

World's first space HOTEL to begin construction in low Earth orbit in 2025 | Daily Mail Online