Travel

Hoteli më i mirë në botë për vitin 2023!

“Rambagh Palace” është hoteli më i mirë në botë për vitin 2023 sipas faqes së njohur të udhëtimeve Tripadvisor. I vendosur në rajonin e Jaipur në Indi, “Rambagh Palace” kryeson listën e hoteleve më të mirë sipas përshtypjeve të udhëtarëve, pas analizimit të më shumë se 1.5 milionë njësive të tjera të akomodimit.

I njohur ndryshe si “Xhevahiri i Japiurit”, rezidenca e ndërtuar në 1835 është kthyer në një destinacion tepër luksoz që përzgjedh vetëm klientë të pasur.

Gjithmonë kemi dëshirë që të përjetojmë eksperienca të reja ose të vizitojmë vende të veçanta dhe të rekomanduar nga persona të fushës, dhe jo vetëm… Kur të planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm ne ju sugjerojmë që të merrni parasysh vendet e renditura në këtë link nga Katie Berrington. Vera e vitit 2023 po vjen dhe një mori hotelesh të rinj emocionues të hapin dyert e tyre. Këtu në këtë link është përzgjedhja jonë.