Rajoni

Hoti: Situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll

Pas takimit të Komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë, Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se “situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll”. Ai paralajmëroi se masat aktuale do të mbesin në fuqi dhe se për festat e fundvitit do të ketë kufizimee të tjera parandaluese të sars-cov2.

Momentalisht Kosova ka në fuqi kufizimin e lëvizjes së lirë që në disa komuna të cilësuara zona të kuqe është nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Presidentja në detyrë e Kosovës njoftoi se është shëruar nga koronavirusi. Pas dy javëve në vetizolim, Vjosa Osmani tha se është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet zyrtare. “Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat që e mundëm me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale, Osmani.