Tech

“Huawei” hap fabrikën e parë të prodhimit jashtë Kinës!

Gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” do të hapë në Brumath, në Francën lindore, një vend prodhimi pajisjesh teknologjike për rrjetet mobile, fabrika e tij e parë e këtij lloji jashtë Kinës.

Fabrika, e cila do të përfaqësojë një investim minimal prej 200 milionë eurosh dhe do të punësojë fillimisht 300 persona, do të prodhojë pajisje që lidhen veçanërisht me teknologjinë 5G për të gjithë tregun europian.

“Me këtë fabrikë të vendosur në udhëkryqet e Europës, “Huawei” pasuron praninë e tij në kontinent, tashmë të fortë me 23 qendra R&D, më shumë se 100 universitete partnere, mbi 3 100 furnizues dhe një zinxhir efikas furnizimi”,-sqaroi kompania kineze.

Ky njoftim vjen në një kontekst të vështirë për grupin kinez, në sfondin e një lufte tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës.