Bota

Humb jetën në rrethana misterioze ylli i TikTok-ut, Megha Thakur!

Ylli i TikTok-ut Megha Thakur fatkeqësisht ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. 21-vjeçarja, e cila jetonte në Ontario ndërroi jetë në orët e para të 24 nëntorit. Lajmi është konfirmuar nga prindërit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Pak ditë para vdekjes, më 18 nëntor, Megha kishte postuar një video teksa ecte në rrugët e Nju-Jorkut. Bashkëngjitur videos, ajo shkruante:

Ti e ke në dorë fatin tënd. Mos e harro këtë.

Në njoftimin e familjes thuhej:

Megha-n ka ndërruar jetë papritur, më 24 nëntor. Ajo i donte ndjekësit e saj dhe për këtë do të donte që ju ta mësonit lajmin e hidhur të vdekjes së saj.

Shkaqet e vdekjes së janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se postimi i fundit i saj mund të ketë një mesazh të fshehur.