Sociale

Humb jetën pas daljes nga spitali 51-vjeçarja në Korçë, familjarët akuza për mjekim të gabuar

Një 51 vjeçare humbi jetën në rrethana të paqarta në spitalin e Korçës. Familjarët e viktimës akuzojnë mjekët e spitalit rajonal në qytetin juglindor, për neglizhencë dhe mjekim të gabuar.

Bashkëshorti i gruas që humbi jetën Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim te pakujdesshëm dhe trajtim te gabuar. Shefi i urgjencës, Çelnik Fetallari ka qenë mjeku që ka trajtuar 51 vjeçaren

“Bashkëshortja erdhi në orën 03:15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përg.jigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 05:00, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.

Bashkësorti i viktimës Albana Saliçe vijon më tej rrëfimin, duke u përqendruar te ankesat e gruas së tij që fatkeqësisht ndërroi jetë në gjumë.

“Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 05:00 shkuam në shtëpi në 08:00 të mengjesit të mbarojë?, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, shprehet bashkëshorit.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.