Aktualitet Bota

Humb jetën pasi u godit disa herë me thikë reperi 28-vjeçar, Drakeo the Ruler!

Së fundmi, reperi amerikan Drakeo the Ruler ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi u godit disa herë me thikë në një festival muzikor në Los Angeles. 28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Darrell Caldwell, ishte planifikuar të performonte në festivalin ‘Once Upon a Time in LA’ të shtunën mbrëma.

Artisti thuhet se u godit me thikë gjatë një sherri në prapaskenë rreth kohës kur ai do të performonte. Policia e Los Angelos-it po heton, por u tha gazetarëve se deri të dielën në mëngjes nuk ishte bërë asnjë arrestim. Drakeo the Ruler kishte më shumë se 1.5 milion dëgjues në muaj në Spotify dhe bashkëpunoi me reperin kanadez Drake në këngën ‘Talk to Me’. Pas ngjarjes së rëndë, festivali u mbyll një orë më herët.

I njohur për ritmin e tij të jashtëzakonshëm, Drakeo lindi më 1 dhjetor 1993 në Los Angeles dhe u rrit nga një nënë beqare. Drakeo, përgjegjës për “Impatient Freestyle” dhe mixtape Cold Devil, u lirua në vitin 2019 nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasje pas vrasjes së një 24-vjeçari në vitin 2016, sipas “The Los Angeles Times”. Ai u lirua nga paraburgimi në nëntor të vitit 2020 pasi arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Në festival pritej të performonin edhe artistë të tjerë të njohur si 50 Cent dhe Snoop Dogg. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Snoop Dogg shkroi:

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe të dashurit e Drakeo-s. Po lutem për paqe në hip-hop.

Ndërkaq, edhe reperja Saweetie shkroi në Twitter se:

Drakeo ishte gjithmonë i respektueshëm. Lutjet për familjen e tij. U prehsh në paqe The Ruler.