Bota Sport

Humb jetën sportisti 32-vjeçar, bie nga lartësia!

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike lojtari i Regbisë së Spanjës, 32-vjeçari, Kaua Loama.

Loama  ishte në Amsterdam për ndeshjen e gjashtë të grupit B me Spanjën kundër Holandës, ku thuhet se kishte pësuar dëmtime të shumta në kokë pasi ra nga  lartësia e një ndërtese dhe kishte shkuar në spital në një gjendje kritike.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, por ndërroi jetë në spital.

Loama kishte luajtur për U-20 të Samoas në Regbi dhe një numër klubesh nga Oklandi ku është dhe vendlindja e tij përpara se të kalonte në Spanjë duke marrë pasaportën e kësaj të fundit, ku iu bashkua klubit të divizionit të parë Ordizia.