Bota Health & Beauty

Humbi 40 kg në pak kohë, transformimi i pabesueshëm i zyrtarit amerikan, Mike Pompeo!

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo së fundmi i ka habitur të gjithë me pamjen e tij të re. Ai ka humbur 40 kg për 6 muaj me dietë dhe stërvitje. Në fotot e fundit të publikuara në media ai duket një Mike Pompeo i ri. 58-vjeçari tha në një intervistë për ‘New York Post’ se:

Fillova të ushtrohem jo çdo ditë, por pothuajse çdo ditë dhe të haja siç duhet dhe pesha filloi të largohej.

Pompeo tregoi se në qershor 2021, ai peshonte rreth 136 kg dhe të nesërmen e asaj dite ai vendosi të dobësohej, duke investuar edhe në një palestër të vogël në shtëpi.

U përpoqa të ushtrohesha pesë, gjashtë herë në javë për rreth gjysmë ore. Nuk kisha trajner, as dietolog, isha vetëm unë.

Pompeo shpjegoi gjithashtu se shtimi në peshë filloi kur ai u zgjodh në Kongres në vitin 2010. Për më tepër, kur ishte Sekretar Shteti nën administratën Trump, ai u detyrua të udhëtonte gjatë ndër kontinente dhe të punonte pa pushim. Ai e gjeti veten duke ngrënë hamburgerë, karbohidrate me kalori të lartë dhe ëmbëlsira.

Tani ai nuk heq dorë nga kënaqësitë e tavolinës, por me opsione më të shëndetshme dhe të moderuara. Humbja në peshë mund të jetë edhe përpara një kandidature në 2024. Por ish-sekretari i shtetit e mohon për momentin. Ndërkaq ka gjithmonë një argument të fortë për të rimenduar dietën tonë. Provat tregojnë se ajo që ne vendosim në trupin tonë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien.

Bërja e ndryshimeve në zakonet tona të të ngrënit mund të ndikojë te ne përgjithmonë nga mënyrat më të ndryshme. Pavarësisht nëse është gjumë më i thellë, përqendrim më i madh, peshë më e ulët ose një jetë më të mirë seksuale pas këtij viti, ne pyetëm ekspertët e ushqimit se si të përfitoni më të mirën nga trupi juaj. Zbuloni më shumë në këtë link.