Celebrities Health & Beauty Lifestyle Showbiz

Humbi 45 kilogramë, rrëfimi i aktores së famshme Jessica Simpson i cili frymëzon të gjitha gratë!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jessica Simpson ka shprehur së fundmi se rrugëtimi për humbjen e saj në peshë ishte një proces i ngadaltë, duke thënë se u deshën tre vjet për të arritur qëllimin e saj kryesor. Nëna e tri fëmijëve, e cila humbi 45 kg pas tre shtatzënive, ia atribuon meritën praktikimit të durimit.

Unë besoj në vendosjen e qëllimeve të vogla për veten, sepse, në jetën time dhe në mënyrën se si e kam bërë këtë, sepse shumë shpesh mund të ndihesh sikur është e pamundur. Pra, qëllimet e vogla për mua janë ato që më ndihmuan të arrijë qëllimin kryesor.

Intervista vjen më shumë se një javë pasi Jessica publikoi një foto me bikini, diçka që ajo thotë se nuk ishte kurrë qëllimi kryesor, por ishte një moment historik i rëndësishëm.

U bëra super emocionale dhe ndihesha sikur ja dola. Pra, ishte pikërisht ai moment dhe doja ta ndaja me të gjithë, sepse isha shumë krenare për veten.

Në një postim tjetër, Jessica zbuloi se si fitoi dhe humbi 45 kg tri herë.

Kurrë nuk e kam menduar se ky moment mund apo do të ndodhte, por më në fund jam duke shijuar pranverën duke veshur bikini. Punë e palodhur, vendosmëri dhe dashuri për veten.

Jessica, e cila është nënë e 3 fëmijëve thotë se ajo u përpoq të rikthente trupin e saj para shtatzënisë pas lindjes së secilit fëmijë.

Unë padyshim shtoj peshë, shumë peshë, në shtatzënitë e mia. Unë gëzohem shumë për shtatzëninë, por shtatzënia e fundit ishte vërtet e vështirë për mua. Nuk e di nëse ishte për shkak se isha më e madhe në moshë, hormonet dhe gjithçka tjetër.

Ajo gjithashtu foli edhe për bullizimin në lidhje me trupin, diçka që nuk e ka të panjohur në rrjetet sociale. Jessica thotë se përditësimet e saj të peshës në Instagram nuk janë për ata që urrejnë.

Unë postoj atë për njerëzit që janë në udhëtimin e tyre, nuk janë dorëzuar dhe nuk duan të heqin dorë, por thjesht kanë nevojë për pak shtysë.

Më pas ajo ndau një mesazh të rëndësishëm për këdo, veçanërisht nënat pas lindjes, të cilat po luftojnë me imazhin e trupit.

Unë mendoj se nëse të gjithë e njohin veten e tyre, do ta pëlqejnë më shumë veten në vend që të aspirojnë për përsosmëri që të duken si dikush tjetër.

Jessica zbuloi se si ishte gjendja e saj katër vite më parë dhe rrëfeu momentet e dhimbshme që e çuan atë në marrjen e këtij vendimi. Jessica postoi në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi të saj para katër viteve.