Celebrities Gossip Showbiz

Humbi mikun e ngushtë, Morena Taraku: “Do më mungosh çdo sekondë”

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Së fundmi, jo vetëm për to por këngëtarja ka prekur zemrat e të gjithëve me fjalët e ndjera, pasi ka treguar në rrjete sociale se ka humbur mikun e saj të ngushtë.

Dhe unë do të tregoj ty gjithçka përreth kësaj kur të shoh prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im.

Derisa të takohemi përsëri…

Rikujtojmë se, Morena gjithashtu ka reaguar në rrjete sociale mbi vdekjen e reperit grek Mad Clip, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Këngëtarja la përgjysmë një bashkëpunim me të ndjerin.

Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…