Aktualitet Rajoni

Humbi nënën dy ditë më parë/ Mesazhi prekës në greqisht i Pirro Dhimës: “Jeta jote mund të jetë një libër, fuqia të buronte nga dashuria për fëmijët”.

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima, po përjeton momente të vështira, ku tre vjet pas vdekjes së gruas së tij Anastasia, humbi së fundmi edhe nënën.

Pirro Dhima ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku e cilëson nënën një grua të fortë dhe të përkushtuar.

Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.

Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë , shkruan Dhima.

Kujtojmë se lajmi që 75-vjeçarja Lefteria Dhima kishte ndërruar jetë u bë publik të premten. Mjekët thanë se shkak për ndarjen nga jeta e të moshuarës u bë një atak kardiak, ajo u gjet nga komshinjtë pranë kazanit të rakisë ku kishte ndërruar jetë prej disa ditësh.