Bota

Hungaria, e para në BE që miraton vaksinën ruse!

Hungaria firmosi marrëveshje me Rusinë për të blerë doza të vaksinës anti-COVID, Sputnik-V, duke u bërë shteti i parë i Bashkimit Europian që bën një gjë të tillë. Një sasi e madhe pritet të shkojë përmes tri dërgesave.

Autoritetet hungareze dhanë miratimin e tyre paraprak për përdorimin e dy vaksinave atë të prodhuesit britanik, AstraZeneca dhe të vaksinës ruse, Sputnik-V.

Zyrtarët shëndetësorë hungarezë ndodhen po ashtu në Pekin, për bisedime me autoritetet atje rreth miratimit dhe shpërndarjes së rreth një milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit Sinopharm.

Sinopharm tashmë po përdoret në Serbinë fqinje. Sinopharm, kompani shtetërore kineze, ka thënë muajin e kaluar se vaksina e saj është 79% efektive, më pak se ato të kompanive amerikane ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’.