Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Hyri si Semi i Bokut dhe doli si Semi i Donit tani është Semi i Borës!”/ Për këto dhe shumë të tjera Elton Tozaj flet për TAR!

Elton Tozaj, ish-banori i “Big Brother 2” ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Përpos pjesës së udhëtimeve, ai ka folur në lidhje edhe me edicionin e “Big Brother VIP” ku nuk ka lënë pa komentuar sjelljet e dy konkurrentëve, konkretisht Semit dhe Donaldit, nuk ka harruar as debatin e zhvilluar mes Antonelës dhe Big Mamës.

Cili është personazhi i cili të ka lodhur dhe të ka revoltuar më shumë?

Semi! Hyri si Semi i Bokut dhe doli si Semi i Donit. Më është dukur si tutore domethënë një njeri që i rrrinte mbi kokë një njeriu tjetër dhe nuk e linte të bënte asgjë. Tani është Semi i Borës.

Si po e shikon marrëdhënien dhe lojën e Donalidit?

Atëherë loja e Donaldit kishte tre faza. Faza e parë ishte me Borën. Tjetra ishte e ndërmjetme që ishte bërë gati për të ikur tek Trixa. Më pas ai ndërrron kapitullin dhe është duke u bërë gati sepse erdhi fundi dhe do i rikthehet historisë së vet.

Në lidhje me raportin e Ilirit dhe Donaldit ai është shprehur:

Për mendimin tim ata më duken si dy pemë që bëjnë hije. Ata kanë ngritur dy grupe. Mos harroni që kur zihen dy fiton një i tretë dhe mos nënvlerësoni Beniadën dhe Arjolën. Mendoj se duhet ta fitojë Beniada. Do të më pëlqente shumë që ta fitonte një femër.

Si tu duk debati mes Antonelës dhe Big Mamës?

Më jepni një qese. Nuk i jap të drejtë askujt. Është patriotizëm shumë i tepruar nga njëra anë dhe pastaj është Antonela që mendon se është akmoma në Për’Puthen dhe zihet për Mevlanin. Shumë e lodhshme. Jemi në 2022 pas gjashtë ditësh. Nuk e pranoj atë reagim ashtu plus që të rinjtë nuk e kanë ndjerë këtë pjesën e saj. Kjo nuk të jep të drejtën që të reagosh në atë lloj mënyre.