Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv

I abuzuar që fëmijë nga babai i tij, trondit aktori i njohur: “Hollywood-i më shpëtoi”!

Së fundmi, aktori i njohur, Alan Cumming ka reflektuar mbi ‘betejat’ e tij me shëndetin mendor. 56-vjeçari në një intervistë në ‘CBS Morning’ foli për vështirësinë që kishte gjatë divorcit dhe abuzimin me të cilin u përball nga babai i tij kur ishte fëmijë.

Alan zbuloi se një nga momentet më të errëta të tij ishte dita kur ai bëri audicionin për filmin e James Bond të vitit 1995 “Goldeneye”. Duke u kthyer prapa në kohë, ai kuptoi se ai e ndjeu të vetvritej.

Ishte një nga ditët më të këqija të jetës sime. U ndjeva me të vërtetë, shumë i ulët. Vetëm tani mendoj, ‘Oh i gjori i vogël, mund të kishe thënë se po ndihem të vetëvritem sot’.

Megjithatë, pasi pranoi një telefonatë që i tha se është pranuar për rolin si Boris Grishenko në film, Cumming tha se jeta e tij ndryshoi.

Kjo ishte diçka që e kuptova derisa po shkruaja: ‘O Zot, Hollywood-i më ka shpëtuar’.

Libri i dytë i kujtimeve i aktorit skocez është një vazhdim i librit të tij të vitit 2014, “Not My Father’s Son”. Ai detajon edukimin e dhimbshëm të Cumming, si dhe një vështrim nga prapaskenat se si përvojat e tij të fëmijërisë u futën në udhëtimin e tij nëpër Hollywood.

Kur isha 28 vjeç, papritur m’u kujtuan të gjitha këto gjëra nga fëmijëria ime. Është ende me mua, unë ende nxitem nga gjërat. Dhe ne të gjithë kemi trauma.

Të gjithë ne mund ta kujtojmë serialin shumë të famshëm për adoleshentë, “iCarly” dhe kastin e tij të aktorëve. Së fundmi një deklaratë e një prej aktoreve kryesore të këtij seriali, Jennette McCurdy, ka tronditur ndjekësit në rrjet. Aktorja ka folur për abuzimin intensiv emocional dhe fizik që pësoi nga nëna e saj e ndjerë, Debbie, e cila i bëri ekzaminime vaginale dhe të gjirit dhe nuk e linte të bënte dush vetëm.