Celebrities Gossip Showbiz

I ati feston sot ditëlindjen, Ledri Vula emocionon me fjalët për të!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Në rrjete sociale nuk është shpesh aktiv për sa i përket postimeve nga jeta private, por asnjëherë nuk ngurron të urojë njerëzit e dashur në ditët e tyre të veçanta, ashtu si ka bërë dhe disa orë më parë teksa ka uruar babain e tij. Me anë të një Instastory shumë ‘fun’, ku duken të dy babë e bir, reperi ka zgjedhur ta urojë me disa fjalë shumë emocionuese.

Gëzuar ditëlindjen Agron Vula! Baba i babave, njeriu shkon duke u plakur, ti shkon duke u bërë më i ri. Ishalla të kam ngjarë ty dhe këtu.  Të dua 

Pas këngës së fundit të lansuar ‘Monaco’, Ledri do të sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar dhe mund ta presim shumë shpejt publikimin e tij. ‘Narcos’ do të quhet surpriza e dy artistëve tanë të dashur.

Ledri Vula do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje.