Botë e Çuditshme

I “bënë bisht” punës sepse po ndiqnin Pokemonët, policët pushohen nga puna!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në qendër të saj janë dy efektivë policie. Gjykata e Apelit në Kaliforni konfirmoi pushimin nga puna të dy efektivëve, pasi kishin refuzuar të bënin detyrën e tyre për një arsye tepër të çuditshme.

Të fiksuar pas lojës “Pokémon GO”, efektivët Louis Lozano dhe Eric Mitchell i “bënë bisht” punës pasi ishin në ndjekje të një Pokemoni. Apeli zbuloi se çifti i policëve kishte injoruar thirrjen për një grabitje, sepse ata ishin shumë të zënë me kapjen e një Snorlax, një krijesë mitike nga loja e realitetit të shtuar të Niantic. Vendimi thotë se dy oficerët e policisë së LA dyshohet se kanë luajtur Pokémon GO për gati njëzet minuta, pasi kanë injoruar kërkesën.

Ky aplikacion u lançua në vitin 2016. Oficerët u pushuan nga puna pasi u vendos se ata kryen sjellje të pahijshme dhe shkelën besimin e publikut, sipas mandatit të dorëzuar nga avokati Greg G.Yacoubian. Ata apeluan dhe argumentuan se regjistrimet ishin përdorur në mënyrë të parregullt si provë, por kjo u mohua nga një Gjykatë e Lartë dhe Gjykata e Apelit e mbështeti këtë qëndrim. Yacoubian u shpreh për ‘CNN’ se:

Lozano dhe Mitchell janë të zhgënjyer me vendimin. Qëllimet nuk justifikojnë mjetet. Ne po vlerësojmë se si të vazhdojmë më mirë.