Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

I dashuri i saj i infektuar me COVID-19, por çfarë po bën Kendall Jenner?!

Kendall Jenner tregoi format e saj në një fotografi që ka postuar në profilin e saj në Instagram, me bikini ngjyrë blu, një ditë pasi i dashuri i saj Devin Booker zbuloi se ishte pozitiv me COVID-19. Më pak se 24 orë pasi basketbollisti i njohur, tregoi gjatë një transmetimi në Twitch të dielën, më 26 Shtator, se ishte pozitiv me COVID-19, supermodelja, u shfaq ndërsa pushonte në një skaf luksoz e veshur me bikini dhe si aksesor kishte vendosur një kapele në ngjyrë të bardhë. Booker nuk pranoi të zbulonte nëse ishte vaksinuar ose jo, ai u shpreh se:

Sinqerisht po ndihem mirë. E vetmja gjë që ndjej është se jam pa shije, pa nuhatje, e cila është pjesa më e keqe e saj. Unë nuk do t’ju them nëse jam vaksinuar ose jo, por ju prapë mund të infektoheni me COVID edhe pse jeni të vaksinuar, për këdo që thotë të kundërtën. Edukoni veten.

Kendall dhe Devin u kthyen në shtëpi në Los Angeles pas udhëtimit të tyre të shkurtër, së bashku me çiftin e njohur Justin Bieber dhe bashkëshorten e tij Hailey, pasi kaluan tre netë në Xhamajka. Ai tregoi se ishte i infektuar me COVID prej 1 jave.

Devin kishte vendosur të fillonte kampin stërvitor me “Phoenix Suns” ditën e martë, por tani do ta humbasë atë. Ylli i NBA konfirmoi lajmin pasi u raportua ditën e dielë, se ai aktualisht është në protokollet e shëndetit dhe sigurisë të NBA. Ende nuk dihet kur do të kthehet në kampin stërvitor ose nëse do të luajë në ndeshjen e parë parasezonale në datën 4 Tetor. Devin dhe Kendall u lidhën së bashku në muajin prill të vitit 2020, duke bërë publike lidhjen e tyre në rrjetin social Instagram në ditën e Shën Valentinit.