Celebrities Gossip Showbiz

I dyshuari kryesor i cili qëlloi me armë kujdestarin e qenushëve të Lady Gaga-s lirohet nga burgu!

Vitin e kaluar u njoftua se kujdestari i dy qenve të këngëtares së famshme Lady Gaga, Ryan Fischer ishtë qëlluar nga disa hajdutë dhe qentë e saj u rrëmbyen. Por dy bulldogët francezë u gjetën të sigurt dhe u dorëzuan në polici. Gjatë asaj kohe kujdestari i qenve, Ryan Fischer, u qëllua me armë nga dy burra që rrëmbyen qentë në Hollywood, Los Angeles. Detajet sesi u gjetën qentë janë të paqarta ende.

“Associated Press” tha se një grua i kishte sjellë në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik në Los Angeles dhe përfaqësuesit e këngëtares kishin konfirmuar se ishin të sajat. Rikujtojmë, se Lady Gaga kishte ofruar 500,000 dollarë shpërblim për kthimin e tyre të sigurt.

Por sipas raportimeve, Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles është në kërkim të një të dyshuari lidhur me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Lady Gagas, pasi thuhet se është liruar gabimisht nga burgu këtë javë. James Howard Jackson, 19-vjeç, u arrestua së bashku me katër persona të tjerë vitin e kaluar për incidentin me kujdestarin e qenve të artistes, Ryan Fischer, të cilin e qëlluan katër herë në gjoks. Të njëjtit po përpiqeshin t’ia merrnin qentë ndërkohë që ai po i shëtiste.

Jackson u akuzua për incidentin me Ryan për tentativë vrasje, grabitje të shkallës së dytë dhe komplot për të kryer grabitje, midis shumë akuzave të tjera. Lirimi i tij erdhi meqenëse akuzat kundër tij u hodhën poshtë të mërkurën, sipas FOX 11 në Los Angeles. Edhe pse me akuzat dhe me provat që thuhet se ishin të siguruara ai duhej që të vazhdonte dhe të kryente dënimin, aktakuzat e reja e lanë të lirë të dyshuarin kryesor, të paktën këtë raportoi KNBC -TV në Los Angeles.