Celebrities Gossip

I fiksuar pas dhëmbëve të vajzave që abuzonte, detaje të reja nga ditari i pedofilit Jeffrey Epstein!

Zbulimet nga kalendari i veprimtarisë së Jeffrey Epstein nxjerrin në dritë prova të reja për abuzimet e tij me vajzat e mitura. Pedofili argëtohej me deri në 7 vajza të reja në ditë dhe ishte aq i fiksuar pas dhëmbëve të tyre sa kishte një karrige dentisti në rezidencë dhe i detyronte të shkonin te një ortodont në Manhatan. Zbulimet janë pjesë e këstit të dokumenteve që i janë dorëzuar qeverisë së US Virgin Islands, si pjesë e hetimit për abuzimet me vajzat.

Vetëm në një ditë, Epstein kishte 2 raunde takimesh me dy vajza të reja, për ta mbyllur në orën 19:30 me një grua të vetme, duke arritur në shtatë vajza gjithsej brenda pesë orësh. Midis emrave në kalendarë ishin shumë ruse, modele dhe një grua që më vonë paditi pedofilin duke thënë se ai ia mori virgjërinë dhe e detyroi të kryente një martesë të rreme për të mbajtur një nga bashkëpunëtorët e tij në SHBA.

Këto të vërteta të hidhura dolën nga disa faqe dokumentesh me e-mail-e dhe ditarë nga pasuria e Epstein, i cili u vetëvar në pritje të gjyqit për trafikim seksual në 2019. Rikujtojmë, se Epstein ka kërcënuar Bill Gates dhe ka tentuar ta shantazhojë atë nëpërmjet e-mailit për lidhjen e tij jashtëmartesore me një ruse.

‘Wall Street Journal’ e zbuloi këtë në një artikull të fundit të një serie artikujsh mbi rrjetin e kontakteve të Epstein. Pasi zbuloi lidhjen e supozuar të bashkëthemeluesit të Microsoft me Mila Antonova, e njohur në vitin 2010 kur ajo ishte 20-vjeçe, financuesi i kërkoi Gates t’i rimbursonte shpenzimet e bëra për ndjekjen e të resë në një shkollë programimi softuerësh.