Celebrities Film & Tv Gossip

I ftuar në “Wake Up”, Eno Popi zbulon rolin e tij në ‘Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa dje u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa tani i njohim të gjithë konkurrentët, dimë gjithashtu dhe datën e fillimit që është 7 tetor, pyetja qëndron se kush do ta shoqërojë Borën në prezantim, teksa si e kërkon formati një prezantues duhet të qëndrojë me konkurrentët në ‘Gold Room’.

Ditën e sotme në ‘Wake Up’ ka qenë vetë Eno Popi i cili ka zbuluar se do të jetë ai duke u rikthyer kështu në televizion pas një pauze me këtë spektakël kaq gjigant. Eno ka rrëfyer gjithashtu dhe emocionet e fillimit të kësaj eksperience të re.

Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.

Është pikërisht data 7 tetor dhe çdo të premte show më magjik i kërcimit në vend “Dancing with the Stars” do të jetë live në ekranin e Top Channel. Gati të nisë magjia…