Aktualitet Rajoni

I gjithë rajoni bëhet bashkë për panairin ‘One Balkan, Stronger Balkans’!

Duke filluar nga data 1 dhe deri në datën 4 dhjetor në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet panairi i 27-të i ‘Tirana International Fair’, një evenimet i cili është i mbështur edhe nga Bashkia Tiranë dhe është miratur edhe UFI. Në  këtë panair fokusi kryesor është i përqëndruar tek shtrirja thelbësore e biznesit dhe e tregtisë në të gjithë rajonin.

Gjithashtu vlen të theksohet se do të jetë edhe një përgjegjësi shoqërore për ta bërë çdo gjë edhe më të konkretizuar në një nivel më të lartë. Për ta parë kryesisht Ballkanin Perëndimor me një tjetër prespektivë ky event që ka edhe sloganin ‘One Balkan, Stronger Balkans’ është konsideruar edhe si thelbi me bazë ekonomike dhe sociale që po zë vendi jonë në rajon.

Një nga qëllimet kryesore është edhe promovimi i rajonit tonë si një destinacion të veçantë dhe mjaft unik investimi.

Në këtë event janë bërë bashkë kryesisht shtetet fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Turqia, Greqia, Serbia dhe shumë të tjera. Jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike por edhe për të pasur një treg të pasur dhe të unifikuar për shkëmbimin e mallrve të ndryshëm.

Duhet theksuar edhe fakti që kjo është një shtysë e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare në rajon. Gjithashtu e rëndësishme ështe edhe iniciativa e përbashkët që të gjitha dhomat e tregtisë dhe industrisë kanë për të forcuar edhe shkëmbimin e mallrave dhe për të krijuar një zë të përbashkët pët të gjithë komunitetin e biznesit në rajon.