Celebrities Gossip

“I kanë zhdukur ndihmat tona me qëllim që të thuhet se Kosova nuk ka ndihmuar Shqipërinë”, Morena Taraku reagon ashpër ndaj Edi Ramës

Morena Taraku është një këngëtare që rrallëherë përflitet për skandale apo për reagime publike. Megjithatë duket se një ngjarje politike e ndodhur së fundmi e ka irrituar shumë bukuroshen duke e bërë të reagoj ashpër ndaj kryeministrit të vendit tonë. Teksa, janë hapur diskutimet për ‘Open Balcan’ mes Ramës dhe Vuçiç, Morena ka ‘sulmuar’ drejtpërdrejtë kryeministrin me anë të një Instastory.

Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajme andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e le më gjithë ata kosovarë të tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje: Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Europa, tendat, ushqimet, veshmbathjet, e të gjitha zhdukeshin ende pa arritur në vendin që prisnim ne! A thua ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë.  

 

“Nëse don’, kënga e publikuar nga Ledri Vula u mendua në fillim se do të ishte në bashkëpunim me Morenën, pas video-s që vetë reperi publikoi në Instagram-in e tij ku ecte përkrah bukuroshes e veshur me një fustan të kuq shumë provokues. Megjithatë, ajo thjesht ishte modele në klipin e Ledrit, ku mund të themi dukej shumë provokuese.