Së fundmi Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur themeluesi i Meta-s në rrjetin e tij social Instagram. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë që ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg. Ndërkaq, Mark ka qenë prej kohësh i magjepsur nga Roma e lashtë. Dëshmi për këtë janë emrat që u ka vënë vajzave të tij Maxima, August dhe Aurelia.
Ndërkaq, emri Aurelia i vogëlushes së porsalindur është një referencë për perandorin romak Marcus Aurelius. Vajza e parë e 38-vjeçarit quhet Maxima, që është një formë e emrit latin Maximus. Vajza e dytë quhet August, sipas perandorit romak Augustus të cilin Zuckerberg e konsideron si një nga figurat më magjepsëse në histori. Obsesioni i tij me Romën filloi përpara se të bëhej baba.
Në një intervistë të vitit 2018 me New Yorker, ai tha se u interesua për Romën e lashtë kur mësonte latinisht në shkollën e mesme.
Ka kaq shumë figura të mira, të këqija dhe komplekse. Unë mendoj se Perandori Augustus është një nga më magjepsësit. Me një qasje të ashpër, ai vendosi 200 vjet paqe në botë.
Kur Zuckerberg dhe Chan u martuan në vitin 2012, ata kaluan muajin e mjaltit pikërisht në Romë.
Gruaja ime tallej me mua, duke thënë se ishim tre në muajin e mjaltit: unë, ajo dhe August. Kishte skulptura të ndryshme të perandorit Augustus në të gjitha fotot.
Rikujtojmë se Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003. Ata filluan të takoheshin që nga aty dhe u martuan 9 vjet më vonë në 2012, vetëm një ditë pasi Facebook u bë publik dhe mbajtën një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre.