Botë e Çuditshme

I mbështjellur me qese plastike dhe i braktisur nga nëna e tij, fermeri gjen foshnjën dhe i shpëton jetën!

Fillimisht dëgjoi një zhurmë të çuditshme, më pas të qarat e një fëmije. U përpoq të kuptonte se nga vinin, por pasi kontrolloi rreth e përqark nuk vuri re gjë derisa të qarat u dëgjuan sërish. Ajo që vuri re nuk mund të mos e shokonte pasi kurrsesi nuk ia kishte marrë mendja që në tokën ku ishte rritur, do të gjendte një fëmijë të porsalindur të mbështjellë me qese plastike.

Protagonist i kësaj ngjarjeje të pazakontë është një fermer në Paceco, qytezë në provincën e Trapanit. Pasi e mbështolli me trikon e tij, 68-vjeçari lajmëroi menjëherë patrullën e karabinierëve të cilët e dërguan në spitalin e Trapanit. Sipas mjekëve, foshnja e seksit mashkull kishte lindur para disa orësh. Në qesen ku ndodhej vogëlushi, kishte ende mbetje të placentës së mamasë.

Sipas hetuesve, nëse nuk do të ishte shpëtuar në kohë ai rrezikonte të ndërronte jetë nga hipotermia ose kafshët e egra. Mjekët e spitalit Trapani vendosën ta quanin të porsalindurin Francesco Alberto. Francesco sepse u gjet në ditën e shenjtorit të Asizi-t, Alberto si fermeri që e mori për herë të parë në krahë.

Rikujtojmë se një 24-vjeçare nga Los Angelos pretendon se ka pirë placentën pasi lindi vajzën e saj Stella. Desiree Van Nice ka shpërndare në Tik Tok një video ku tregon hap pas hapi se si përgatiti pijen e saj të, duke shokuar përdoruesit në rrjetet sociale. Të neveritur nga ky akt, përdoruesit shkruajnë se e kanë të vështirë të besojnë se 24-vjeçarja ka bërë smoothie placentën e saj për ta konsumuar.