Bota

I mbijetoi Aushvicit, 97-vjeçarja yll i TikTok-ut, e përdor për të rrëfyer Holokaustin!

Lily Ebert është 97-vjeçe, i ka mbijetuar kampit nazist të përqëndrimit të Aushvicit në Poloni e tani është edhe një yll në TikTok.

Gruaja me origjinë hungareze i vlerëson rrjetet sociale pasi falë tyre mund të dëshmojë historinë për brezat e rinj. Në shkurt, stërnipi i hapi një llogari ku Lily tregon historitë e saj dhe iu përgjigjet pyetjeve ndërsa numëron 1.2 milion ndjekës.

Falë TikTok-ut, e moshuara ka gjetur një mënyrë për të mbajtur premtimin që i bëri vetes në prill të vitit 1945.

Nëse do të mbijetoja do t’i tregoja botës se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe e mbajta premtimin.

Si një hebreje hungareze, në vitin 1943 u internua në kamp me familjen nga Bonyhád në Hungari, për në Aushvic. Vetëm ajo dhe dy motra mbijetuan ndërsa nga nëna, motra tjetër e vëllai nuk morën më lajme.

Në një prej videove në TikTok, tregon e mallëngjyer:

Eshtë e tmerrshme, edhe sot që kanë kaluar 75 vjet, ende dhemb kur e përmend.

@lilyebert

Reply to @chloertimms It did not start with killing, it started with words! #holocaustsurvivor #learnontiktok #askquestions #history #neverforget #fyy

♬ Inspirational Piano – AShamaluevMusic