Showbiz

I mbyllin mikrofonin gjatë fjalimit në “Grammy Awards” irritohen fansat e Drake

Sa e bukur po aq e çuditshme ishte mbrëmja e kaluar e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Një pjesë e publikut u lumturuan kur artistët e tyre të preferuar u ngjitën në skenë për të pranuar çmimet e tyre ndërsa pjesa tjetër kanë patur ankesa nga më të ndryshmet.

Ndër më të përfolurat është edhe fakti se disa prej artistëve që rrëmbyen kupat në “Grammy” i’u mbyllën mikrofonat gjatë fjalimit të tyre.

Ndër ta përfshihen Cardi B, Dua Lipa dhe më i komentuari Drake. 32-vjeçari doli fitimtar në kategorinë kënga më e mirë rep por fjalimi i tij u ndërpre gjatë transmetimit.

Teksa po i tregonte artistëve të rinj që nuk kanë nevojë për një “Grammy” që të jenë fitues, mikrofoni i tij u mbyll dhe transmetimi i këtij momenti u ndërpre.

Fansat e reperit kanë reaguar menjëherë në rrjetin social Twitter duke shprehur pakënaqësitë ndaj producentëve dhe produksionit të “Grammy Awards”.