Celebrities Gossip Showbiz

I mori Kanye-n por paska qenë fanse e saj! Julia Fox zbulon detaje të reja në lidhje me “KUWTK”!

Julia Fox, e cila tani është në një lidhje me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, Kanye West së fundmi ka zbuluar se është një fanse e vetëshpallur e familjes “Kardashian-Jenner”. Së fundmi, aktorja dhe regjisorja e njohur ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Kanye ‘Ye’ West. Në një intervistë për revistën “Interview” ajo që ka folur hapur për marrëdhënien, duke treguar sesi nisi gjithçka. Ajo u takua me Kanye-n në Miami në natën e Vitit të Ri dhe pati një “lidhje të menjëhershme” me të. Ajo u shpreh për West se:

Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në New York City për të parë Slave Play.

Gjatë një episodi të muajit dhjetor të podcast-it të saj Spotify “Forbidden Fruits” me bashkë-prezantuesin Niki Takesh, Fox u kthye në ngjarjet e rëndësishme të vitit 2021, në një moment duke diskutuar divorcin e West me Kim dhe vazhdimin e mëvonshëm të kësaj të fundit me Pete Davidson. Rastësisht, Fox dhe Davidson kanë luajtur së bashku në kopertinën e revistës “Paper’ të nëntorit 2019.

Fox pranoi në podcast, i cili erdhi përpara se të takohej me West, se ajo ka qenë prej kohësh një fanse e zjarrtë e “Keeping Up with the Kardashians”.

“Do të më mungojë “Keeping Up”, tha ajo për fundin e serialit realitet. “Unë e kam parë Keeping Up që kur doli për herë të parë në vitin 2007. Unë doja që ata të bëheshin familja ime.” Në artikullin e saj të intervistës, Fox detajoi takimet e saj me West, i cili e ndryshoi emrin e tij në Ye. Ajo gjithashtu shpjegoi kiminë e tyre me shpresat për të ardhmen e tyre së bashku.

Gjithçka me ne ka qenë kaq e natyrshme. Nuk e di se ku shkojnë gjërat, por nëse ky është ndonjë tregues i së ardhmes, unë e dua këtë udhëtim.

West u martua me Kardashian në Firence, Itali në maj 2014 dhe ata kanë vajzat North, Chicago dhe djemtë Saint dhe Psalmin. Fox mirëpriti fëmijën e saj të parë, djalin Valentino, në janar të 2021.