Aktualitet

I nxehti afrikan, javën e ardhshme temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius!

Javën e ardhshme pritet që vendi ynë të goditet nga vala e të nxehtit afrikan, duke bërë që temperaturat të rriten edhe me disa gradë.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në Tiranë të premten që vjen do të shënohet vlera maksimale 42 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve, këshillohet të shmangni daljet në diell, sidomos në orët e pikut.

“Që nga kjo fundjavë do kemi rritjetë ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius gjatë kësaj fundjave kjo rritje shoqërohet me mot të mire. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan.”- thotë sinoptikani Hakil Osmani.

“Ky muaj do të mbyllet me temperatura të larta ku gjatë kësaj jave do të regjistrohen edhe vlera 38 gradë celcius. Në ditët në vijim pritet të ketë rënie të lehtë të vlerave termike por do të jetë rënie e lehtë pasi temperaturat e larta do të mbeten prezentë deri në fund të këtij muaji. Po ashtu këto temperatura do të shoqërohen me mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa ne zonat malore herë pas herë do të ketë vranësira dhe ndonjë reshie shiu por nuk do të jetë problematike.”- u shpreh Osmani.