Bota

I nxehti përvëlues, regjistrohet temperatura rekord në Itali!

Në Itali është regjistruar sot temperatura më e lartë e nxehtësisë ne Evropë. Sot termometri ka shënuar 48.8 gradë pranë Sirakuzës në Floridia në Siçili.

Kjo temperaturë ka thyer rekordin e shënuar më parë në Catenanuova (Enna) ku në 1999 termometri regjistroi 48.5 gradë.

Në Floridia, province me 21 mijë banorë, 111 metra mbi nivelin e detit, termometrat elektronikë (të ekspozuar në diell) të farmacive madje mund të tregojnë edhe 51 gradë, që është temperatura e perceptuar në këto ditë të nxehta.

Siç shpjegohet nga vetë Shërbimi i Informacionit Agrimeteorologjik Sicilian, të dhënat e regjistrimit nuk duhet të konsiderohen zyrtare. Rekordi i Sirakuzës do të duhet të konfirmohet nga Organizata Botërore Meteorologjike

Megjithatë të dhënat e sotme janë të rëndësishme në pritje të verifikimeve të mëtejshme që do t’i lejonin Floridia të mbante pozicionin e saj në 20 vendet më të nxehta në Tokë. Të dhënat, nëse konfirmohen, do të jenë në gjendje të thyejnë rekordin e mëparshëm prej 48 gradë të matur në Athinë më 10 korrik 1977, madje duke tejkaluar rekordin prej 48.5 gradë të vendosur nga një stacion jozyrtar në Catenanuova në gusht 1999.