Celebrities Music Showbiz

I “pamposhturi” Justin Bieber së shpejti nis turneun e tij botëror, sëmundja nuk e ndal këngëtarin!

Këngëtari i njohur Justin Bieber, pas anulimit të disa koncerteve në Amerikën e Veriut për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është gati të rikthehet në turneun e tij botëror. Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari nuk është rikuperuar ende plotësisht, por turneu i tij mund të rifillojë më 31 Korrik.

Rikujtojmë që Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij. Mesazhet inkurajuese kanë qenë të shumta për yllin botëror nga fansat, familjarë dhe artistët e tjerë.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtarit të “Peaches”, u tha se ai vazhdon të marrë kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm, është optimist për rikuperimin e tij dhe mezi pret të kthehet dhe të performojë për fansat e tij. Rikujtojmë, se sindroma Ramsay Hunt është shkaku i dytë më i zakonshëm i paralizës atraumatike periferike të fytyrës, pas paralizës së Bell-it, por pak më i rëndë.

Megjithatë, ajo ndodh vetëm në rreth pesë në 100,000 njerëz. Shkaktohet nga riaktivizimi i virusit të herpesit në fytyrë, gjë që i bën të prekshëm njerëzit që kanë kaluar linë e dhenve të virusit varicella-zostar në fëmijëri. Ndërkaq, profesor Derick Wade, një ekspert në rehabilitimin neurologjik në Universitetin e Oxford Brookes, tha së fundmi për ‘Sky News’ se megjithëse shumica e njerëzve shërohen plotësisht, Bieber duket se ka një rast serioz të virusit.

Kam vënë re se nuk ka pasur asnjë lëvizje, kështu që është humbje mjaft e rëndë.