Aktualitet

I prekur me COVID, ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi!

COVID-i i merr jetën piktorit dhe restauratorit, Mustafa Arapi. I shtruar prej ditësh në Sanatorium, Arapi u shua në moshën 70-vjeçare pasi fatkeqësisht nuk i mbijetoi komplikacioneve të sëmundjes. Në kohën kur qëndronte i shtruar, vajza e tij iu drejtua me një thirrje për kujdes Kryeministrit e Ministres së Kulturës.

Mustafa Arapi ishte restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës si dhe për disa vite ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve. Më tej, në viteti 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, Kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.